|
Kongresi i II-të mbarëkombëtar Shqiptar organizohet nën patronatin e presidentes të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbahet në Prishtinë ne hotelin Emerald (Prishtine - Shkup Highway Largesia nga Prishtina 5km ne te djathten afer HIB Petrol). Kongresi i II-të mbarëkombëtar Shqiptar ku do të shtjellohen temat nga të gjitha disciplinat stomatologjike do të mbahet më datat:
- E enjte 20 tetor ora 18:00, Hapja Solemne
- E premte 21 tetor dhe
- E shtune 22 tetor 2011
Këtë herë, ndani kohën tuaj që të jeni në Prishtinë, për ti shkëmbyer idetë, njohuritë dhe praktikat por edhe për t’u takuar me miq të vjetër dhe të ri të profesionit tonë.
Do të përjetoni një fundjavë me program të pasur dhe tema interesante. Aktivitetet shoqërore, ekspozita stomatologjike dhe punëtoritë/work-shopet nuk do të mungojnë.
Kliko me poshte per te shkarkuar programin e kongresit dhe librin e abstrakteve:
Shkarko: Programi Shkencor i Kongresit Shkarko: Libri i Abstrakteve
Format e prezentimit -Ligjërata Plenare (deri 30 min.; 5 min., diskutimi) -Prezentime Orale (deri 10 min.; 3 min.,diskutimi)
Tema boshte e Kongresit “Stomatologjia e avansuar“
Gjuhët zyrtare Shqip, Anglisht (me përkthim simultan)
Datat me Rëndësi
Të gjitha abstraktet duhet të arrijnë deri te Këshilli Shkencor më së voni deri më 09 Shtator 2011. Abstraktet e pa kompletuara si dhe abstraktet që do të arrijnë pas kësaj date nuk do të shqyrtohen. Lista e detalizuar e prezentuesëve do të publikohet në web-faqe www.shsrk.org në muajin shtator.
Punimet shkencore-profesionale duhet të jenë origjinale dhe jo të publikuara më parë. Abstraktet duhet të dërgohen konform rregullave të parashtruara nga Këshilli Shkencor. Abstraktin e shkruani duke u bazuar në shabllonin e prezentuar në këtë web-faqe, në të dy gjuhët dhe të njejtin e dërgoni në e-mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
dhe
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
. Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen në librin e abstrakteve.
Kotizimi Për mjekë/stomatologë dhe teknik dentar 50 € (Në çmim përfshihen: hapja solemne, pjesëmarrja në prezentime,kafe pauzat, materialin përcjellës të konferencës, certifikata për edukim të vazhdueshëm profesional).
Antarët e shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës 40 €
Për studentët e stomatologjisë 20 €
Darka solemne 35 €
Informata të përgjithshme Vendosja Hotel Emerald(www.emeraldhotel.info) Hotel Nartel (www.hotelnartel.com) Hotel Victory (www.hotel-victory.com) Hotel Sara (www.hotelsara-medi.com)
Ekspozitë Do të mbahet ekspozitë dentare. Të interesuarit për të shfrytëzuar hapsirën ekspozuese luten të na kontaktojnë në e-mail
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
dhe
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
.
Kryetar i Këshillit Organizativ Mr.sci.dr. Ali Gashi
Kryetari i Këshillit Shkencor Prof.ass. Blerim Kamberi
|